Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se ndaj presidentit të Kosovës po përgatitej një atentat dhe për këtë e kishte informuar ish-presidentin Thaçi.
Zeka për kanal 10 ka thënë se nga një pjesëtar i Forcave të Sigurisë Speciale, i cili ishte familjar i një zyrtari të lartë politik, po përgaditej një atentat ndaj ish-presidnetit, Hashim Thaçi.
“E kam informuar presidentin Hashim Thaçin se po i përgatitet një atentat ndaj tij, nga një pjesëtar i Forcave të Sigurisë Speciale, familjar i një zyrtari të lartë politik që ka qenë në qeveri, ketë punë e di presidenti, informacioni ka dal i sakte, janë kanë edhe autoritetet në dijeni për këtë”, tha Zeka.