Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovë, Milaim Zeka ka thënë se Baton Haxhiu është ftuar nga Gjykata Speciale.
Zeka ka thënë se kjo ftes për Baton Haxhiun ka ardhur pas publikimit të dosjeve.
“Pas publikimeve të dosjeve, ku cak ishte zyrtari i lartë i LVV, Rexhep Selimi, aktualisht i burgosur në Hage, Prokuroria Speciale pranë Gjykatës së Hagës, i ka bërë ftesë Baton Haxhiut, në cilësinë e të dyshuarit për pengim dhe ndërhyrje në drejtësi”, ka shkruar Zeka.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Baton Haxhiu eshte ftuar nga Gjykata Speciale.
Pas publikimeve te dosjeve, ku cak ishte zyrtari i larte i LVV, Rexhep Selimi, aktualisht i burgosur ne Hage, Prokuroria Speciale prane Gjykates te Hages, i ka bere ftese Baton Haxhiut ne cilesine e te dyshuarit per pengim dhe nderhyrje ne drejtesi.
Sipas burimeve shume te sigurta, kjo prokurori ka ndjekur me shume shqetesim berjen publike te ketyre dosjeve, publikimin e emrave te deshmitareve potenciale, duke e konsideruar kete “si pengim te hetimeve, dhe nderhyrje ne drejtesi”, akuze per te cilen po ashtu edhe Nasim Haradinaj dhe Gucati aktualisht gjenden te burgosur ne Hage.
Sipas burimeve te kesaj prokurorie, Baton Haxhiu e ka bere “qellimshem dhe me vetedije te plote” nje veprim te tille, pasiqe ai ka nderhy edhe ne te kaluaren ne Tribunalin e Hages, ku me heret edhe eshte denuar per nje veper te tille.
Sipas gjasave, Haxhiu edhe mund te arrestohet bazuar ne kete akuze, edhe pse publikimet nuk jane bere ne territor te Kosoves por te Shqiperise ne tentative per ti ikur legjislacionit Kosovar. Ama, Gjykata Speciale ka mandat jo vetem mbi territorin fizik te Kosoves, por mbi çdo person, akt apo veper kudo qe ajo konsumohet ne lidhje me krimet e supozuara te luftes mbi te cilat ajo ka mandat.