Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin.
Manxhuka në Facebook ka shkruar se Vetëvendosjes do t’i prij Albin Kurti në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“LV do të jetë me Albin Kurtin në zgjedhje e me Albin Kurtin kryeministër. Regjimi i vjetër e fake news-t nuk mund ta hutojnë askënd”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: