×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i VV-së: Sapo ta kemi ftesën nga kryesuesi i përgjigjemi

    FrontOnline
    16 Prill 2025

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se në momentin që do të kenë ftesë nga kryesuesi Avni Dehari për vazhdim të seancës do t’i përgjigjen asaj “ashtu siç e do rregulli dhe rendi”.

    “Sapo të kemi ftesën nga kryesuesi i seancës ne sigurisht se do t’i përgjigjemi ashtu siç e do rregulli dhe rendi”, tha Manxhuka.

    Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur letrës së Deharit pas ndërprerjes së seancës konstituive që nisi dje.

    Në përgjigje thuhet se vazhdimi i seancës duhet të thirret brenda 48 orëve nga ndërprerja e saj, që i bie më së largu deri nesër paraditë.

    Akoma pa dhënë një përgjigje presidentja, LDK ka thënë se do të jenë në sallën e kuvendit nesër në ora 10:00. Abdixhiku ka kërkuar sërish dorëheqjen e anëtarëve të qeverisë që kanë fituar mandat të deputetit.

    Ndërkaq nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka thënë për Express se e kanë “obligim mbi bazën e rregullores së punës” që të jenë nesër në kuvend.

    Kur u pyet nëse ende e kanë kusht dhënien formale të dorëheqjeve të anëtarëve të qeverisë, Çitaku tha se “asgjë nuk ka ndryshuar”. /

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu ka refuzuar të flasë para gazetarëve, derisa po dilte nga Kuvendi i...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani tha se PDK-ja po pret vendimin e Gjyaktës Kushtetuese në lidhje me formën e...
    Lajme29 Maj 2025
    Ka përfunduar protesta e bizneseve që bllokuan hyrjet e Prishtinës në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë. Mëngjesin e së...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se protesta e sotme e bizneseve është thirrje për ndihmë dhe jo për përplasje. Ai...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk është takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Ai shtoi se as...
    Lajme29 Maj 2025
    “Unë sot kam info që nuk do të ketë asnjë ndryshim”, tha Limaj.
    Lajme29 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk pranoi të flasë për media pak para vazhdimit të sotëm të 23 –të të seancës konstituive...
    Lajme29 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci i cili veç dy ditë më parë u mbajt për plot pesë orë në Prokurorinë...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e konfirmoi edhe një herë se ka  marrë ofertë pune në Maqedoni të Veriut, në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.