Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka ka mohuar raportimet se vajza e heroit Hamëz Jasharit, Besarta Jashari, pritet të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Manxhuka thotë se këto raportimet të pavërteta po bëhen me qëllim për të dëshpruar publikun.
“Lajmi për Besarta Jasharin është i pavërtete. Ai lajm është bë me qëllim të krijojë pritshmëri te publiku dhe pastaj të tentojv ta deshprojë atë. Klanks, me certifikate nga Serbia, nuk e respekton dot familjen Jashari”, ka shkruar Manxhuka.