×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zëdhënësi i Putinit tregon se pse në Rusi s’do të botohej kurrë ndonjë revistë si “Charlie Hebdo”

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Një botim i ngjashëm me revistën satirike franceze “Charlie Hebdo” nuk mund të botohej në Rusi. Kjo ishte përgjigjja e Dmitry Peshkov, zëdhënësit të presidentit rus, Vladimir Putin, kur u pyet për të.

    Peshkov ka dhënë edhe arsyet se pse në Rusi nuk mund të kishte kurrë një revistë që do të realizonte karikatura të Profetit Muhamed.

    “Në Rusi, që është gjithashtu pjesërisht një vend mysliman, jetojnë 20 milionë myslimanë dhe në Rusi, ku natyrisht feja kryesore është krishterimi dhe shumica janë të krishterë, unikja e vendit tonë qëndron pikërisht në faktin se është vend shumëkombësh me shumë fe dhe të gjitha fetë bashkëjetojnë duke respektuar plotësisht njëra-tjetrën”, tha ai.

    “Për këto arsye,” vazhdoi Peshkov, “ekzistenca e një forme të tillë të shprehjes në vendin tonë është absolutisht e pamundur, edhe duke pasur parasysh legjislacionin aktual”.

    Zëdhënësi i Kremlinit nuk tregoi nëse karikaturat me referenca fetare ishin të lejuara në Rusi.

    “Çështja është se kjo çështje është aq komplekse sa është e pamundur të diskutohet nga një pozicion zyrtar,” tha Peshkov, duke theksuar se “është e papranueshme të ofendosh ndjenjat e besimtarëve dhe në të njëjtën kohë të vrasësh njerëz”. Sipas tij, të dyjat janë të papranueshme. /GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. “Jam i emocionuar të shpall...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një urë në Krimenë e pushtuar nga Rusia është shembur “spontanisht”, duke dëmtuar shinat hekurudhore poshtë saj dhe duke lënë dy persona...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.