Zëri i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka ironizuar me deklaratën e deputetit të AAK’së, Bekë Berisha, pasi ky i fundit i është referuar kryeministrit të Kosovës si “Avdullahi i vogël me syza”.
Bytyçi në ironi e sipër i ka thënë Berishës se për vendime politike duhen pompa e muskuj dhe jo tru e logjikë.
Në këtë kritikë të tij, anëtari i PDK’së ka përmendur edhe pozitën e presidentit, të cilën tashmë hapur e kërkon kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Fiks në praktikë siç duket logjika e atyre që mendojnë me muskuj e flasin pa racionalitet, tash paramendone një president të tillë!”, ka shkruar Bytyçi.