×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i MSh-së ka një përgjigje për kundërshtuesit e masave

    FrontOnline
    22 Janar 2022

    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se institucionet janë obliguar që të ndërmarrin masa për të ulur vrullin e përhapjes së Omicronit.

    Ai tha se masat u ndërmorën, duke mos dëmtuar shumë sferat e tjera, meqë orari i veprimtarisë veç u shkurtua, por s’u mbyllën, njofton Klan Kosova.

    Për reagimet kundër masave, Hoti tha se janë të pritshme sa herë që ndërmerren ato, por se ata që reagojnë duhet ta kenë ndërmend edhe diçka.

    “Duhet ta kemi parasysh faktin që secili që sot bën reagim kundër masave, si do të ndjehen nesër kur një familjar i tij infektohet dhe ai nuk do të kishte vend në spital për t’u trajtuar? Megjithë balancës që vendoset midis aspektit shëndetësor dhe aspekteve të tjera gjithmonë në situata të emergjencave shëndetësore, shëndeti është i pari”.

    “Sa herë që janë marrë masa kundër COVID-19 ka pasur reagime që janë të pritshme, sepse nuk u përgjigjen të gjithëve, por ato kanë një rol primar që u përgjigjen të gjithëve në një kuptim tjetër, atë të ruajtjes së shëndetit publik”.

    Hoti në Klan tha se u pa një rritje e shpejtë e variantit Omicron dhe kjo detyrimisht e ka obliguar qeverinë e vendit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe trupat e tjerë që të ndërmarrin masa që kanë për qëllim, “jo për të parandaluar përhapjen e shpejtë të virusit, sepse tashmë kjo është evidente, por për ta frenuar rrugëtimin e tij të mëtejmë dhe për të mundësuar që punonjësit shëndetësorë dhe infrastruktura të jetë në gjendje që të pranojë numër të pacientëve që situata të jetë e menaxhuar”.

    “U bë një balancë me nevojën për të ruajtur shëndetin e popullatës, por në ndërkohë për të mos ndërprerë në tërësi aktivitetet e tjera, qofshin ato të rrafshit ekonomik, social, kulturor e të tjera. Janë masa që primare kanë shëndetin, por nuk i kufizojnë në tërësi veprimtaritë e tjera, por i shkurtojnë oraret për të frenuar përhapjen e ritmit të virusit që ka aktualisht”.

    Ndërkaq, për të vaksinuarit që po përballen me masa shtrënguese njëjtë sikur ata që s’kanë vaksina, Hoti tha se masat e tilla i bëjnë ekspertët.

    “Është fakt shkencor që personi i vaksinuar s’do të thotë që apriori s’mund të infektohet dhe vendosjes e masave, qoftë edhe këto për lëvizjen, i bëjnë ekspertët. Ne kemi të bëjmë me një problem që është kryekëput i natyrës shëndetësore dhe tash megjithë reagimet që mund të kenë të tjerët, tash duhet të kemi mirëkuptim për ata ekspertë që i kemi dhe ato masa që janë ndërmarrë, sepse s’mund të presim nga ekspertë të huaj që të vijnë të na tregojnë se çfarë masa duhet me marrë”.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Korrik 2025
    Stacioni Policor në Rahovec ka bërë të ditur se më 3 korrik ka pranuar informata se në rrugën “UÇK” në këtë komunë...
    Lajme16 Korrik 2025
    Të enjten parashikohet fillimisht mot me diell dhe vranësira, i cili në orët vijuese të ditës do të pasohet nga një front...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kulmet e dy ndërtesave në lagjen e Muhaxherëve, në afërsi të Parkut të Qytetit,  Prishtinë janë përfshirë sonte nga zjarri, duke shkaktuar...
    Të tjera
    Lajme16 Korrik 2025
    Nesër me 17 korrik do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit. Kjo do të jetë përpjekja e 48-të për konstituimit të Kuvendit,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar që një ndërtesë në Prishtinë pranë Parkut të Qytetit është përfshirë nga zjarri. Lajmin për FrontOnline,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Është përfshirë nga zjarri një ndërtesë banimi në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë. Front Online ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes,...
    Lajme16 Korrik 2025
    Front Online ditë më parë ka njoftuar për qindra tendere të fituara nga kompania Meditech. Sipas hulmtimit të Front Online, kompania farmaceutike"Meditech",...
    Lajme16 Korrik 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjedhjet lokale dhe se është pjesë e PDK’së. Lladrovci në...
    Lajme16 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se zjarri i mbrëmshëm që përfshiu dy depo në zonën industriale të Lipjanit po hetohet si rast...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.