×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Zbuloni sa e dëmshme është për organizmin të mos konsumoni kurrë peshk

    FrontOnline
    10 Shkurt 2022

    Peshqit si salmoni, sardelet dhe trofta janë ndër burimet më të mira të omega-3, që vijnë me përfitime të panumërta shëndetësore. Sipas burimeve dy llojet e veçanta të omega-3 që gjenden tek peshqit janë acidi eicosapentaenoic (EPA) dhe acidi docosahexaenoic (DHA).

    Ato ndihmojnë për një sërë problemesh të shkaktuara nga inflamacioni në trup, si Alzheimeri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. Përveç kësaj, janë të dobishme edhe për shëndetin e trurit, syve dhe sistemit nervor.

    Cilat janë lëndët ushqyese kryesore tek peshku?
    Omega-3
    Është e qartë se acidet yndyrore të pangopura në peshk janë të rëndësishme për shëndetin tonë. Por EPA dhe DHA janë shumë të rëndësishme sepse trupi nuk mund t’i prodhojë në sasi të mjaftueshme. Kjo është arsyeja pse ju duhet t’i merrni nga ushqime si peshku.

    Vitamina D

    Shumë pak ushqime përmbajnë në mënyrë natyrale vitaminë D. Burimet më të larta të ushqimeve me vitaminë D përfshijnë vajin e mëlçisë së merlucit, troftën dhe salmonin.

    Proteina
    Ashtu si të gjitha ushqimet me bazë shtazore, peshku është një nga burimet më të pasua më proteina. Një nga tre makronutrientët që kontribuon në masën muskulare, shëndetin e lëkurës, shërimin e plagëve, si edhe në forcimin e imunitetit.

    Kalciumi
    Kalciumi është i rëndësishëm për shëndetin e kockave, dhëmbëve, nervave dhe muskujve. Kështu që nëse nuk merrni mjaftueshëm kalcium, ju mund të jeni në rrezik të zhvillimit të osteoporozës dhe ngërçeve të muskujve.

    Çfarë ndodh nëse nuk marr mjaftueshëm nga këto lëndë ushqyese?
    Ndoshta nuk do të keni mungesë proteinash nëse nuk konsumoni ushqim deti. Në fund të fundit, ka shumë opsione të tjera ushqimesh të pasura me proteina që mund të konsumoni. Por mungesa e vitaminës D dhe omega-3 me origjinë detare mund të krijojë probleme me kalimin e kohës. Vitamina D e pamjaftueshme redukton përthithjen e kalciumit dhe mund të çojnë në osteoporozë. Nivelet e ulëta të vitaminës D lidhen gjithashtu me një rrezik të shtuar të infeksioneve akute të frymëmarrjes. Mos konsumimi i peshkut heq një nga burimet e vetme natyrore të vitaminës D nga tryeza juaj.

    Sa e dëmshme është të mos konsumoni kurrë peshk?
    Edhe pse sipas udhëzimeve të specialistëve idealja është të konsumoni peshk dy herë në javë, anashkalimi i kësaj këshille nuk do të thotë se shëndeti juaj është i rrezikuar. Vaji i peshkut mund t’ju ndihmojë nëse nuk mund të konsumoni vazhdimisht ushqime deti. Gjithashtu është e rëndësishme të konsumoni ushqime të tjera të pasura me omega-3, kalciumi dhe vitaminë D. /AgroWeb/

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini’. Haradinaj këtë deklaratë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj....
    Sport28 Nëntor 2024
    FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt....
    Lajme28 Nëntor 2024
    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit, Endriti. shihet në një...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.