Një tunel i fshehtë që të çon në një fermë kanabisi është zbuluar në një bazamentin e një teatri të vjetër.
Tuneli 21 metra niste në tualetin e një shtëpie dhe vazhdonte poshtë një rrjeti dyqanesh që zëvendësuan teatrin në vitet ’60.
Detektivët besojnë se fabrika e paligjshme mund të jetë në funksion për rreth 1 dekadë.
Banda kriminale përdori kabllot nëntokësore për furnizimin me energji për të ngrohur bimët e kanabisit.
Policia gjeti tunelin pasi fqinjët njoftuan për një përpjekje për të hyrë me forcë në banesën në Deptford, jug-lindje të Londrës.
Kur shkuan, oficerët vunë re se dyshemeja e tualetit ishte e zbrazët.
Ata kishin gërmuar në mënyrë horizontale nën një vend parkimi privat automjetesh pas shtëpisë duke dalë në një bodrum të madh të braktisur.
Policia beson se një prej anëtarëve të bandës ishte ndërtues i banesave për shkak të mënyrës së ndërtimit të tunelit.
Një biznesmen që jetonte në afërsi të banesës tha: “Të mendosh se kjo ka ndodhur pranë nesh për dhjetë vjet pa e vërejtur asnjë nga ne është e habitshme. U trondita.”/Front Online/