Modelja e njohur Arta Nitaj do të jetë pjesë e formatit të kërcimit “Dance With Me”.
Modelja tashmë ka filluar përgatitjet për këtë edicion. Krahas saj do të jetë edhe trajneri i kërcimit Erind Sallahi i cili do ta shoqërojë modelen gjatë kësaj eksperience.
Në një video të publikuar nga Arta Nitaj në Instagramin e saj shihet teksa ajo ka filluar përgatitjet për këtë spektakël.
Ky është viti i 7-të i edicionit të “Dance With Me”. Në këtë edicioni do të garojnë 6 çifte.
Deri më tani janë konfirmuar 8 personazhë të cilët do të marrin pjesë. Ndër ta edhe bashkëshortja e politikanit Ramush Haradinaj, Anita Haradinaj si dhe moderatorja Arbnora Ademaj.