Norwich City e ka kompletuar transferimin e anësorit Milot Rashica nga Werder Bremeni.
24-vjeçari i bashkohet klubit anglez për një shumë të pazbuluar dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, shkruan FrontOnline.
Rashica kaloi tre vite te Werder Bremeni, ku shënoi 27 gola në 100 paraqitje në të gjitha garat.
Mediumi “Sky Sports” zbulon se shuma me të cilën është kryer transferimi është 9.4 milionë funte, apo në euro që i bie 10,993,000 euro.
Bazuar në rregullën e FIFA-së për solidaritet, klubi amë i Rashicës, Vushtrria do të fitojë rreth 550 mijë euro (pesë përqind të shumës totale të transferimit).
Vushtrria garon në Ligën e Dytë të Kosovës, derisa kjo shumë do të jetë e mirëseardhur për organizim të mirëfilltë./FrontOnline/