Një përleshje ka ndodhur dje në një market në fshatin Kaliqan të Istogut, ku një qytetar e sulmoi fizikisht shitësin, pasi ky i fundit nuk i dha gjësende ‘veresi’. Pas një debati verbal, ata u kapën, me ç’rast u nevojit ndërhyrja e Policisë që arrestoi më pas të dyshuarin.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari që shkoi id dehur në market dhe sulmoi shitësin është Afidon Ukaj, 40-vjeçar. Përveç veprës penale të sulmit, ai dyshohet edhe për “Asgjësimi apo dëmtim të pasurisë”, prandaj Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim polcior,
40-vjeçari po dyshohet se e ka rrahur shitësin e marketit, duke e grushtuar, pasi ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jap disa gjësende që i kishte kërkuar ‘veresi’.
Për pasojë, pas një përplasje verbale, ai iu vërsul viktimës dhe përveç që e sulmoi fizikisht, ia demoloi edhe një pjesë të marketit.
Përballë kësaj situate, shitësi njoftoi menjëherë Policinë, me ç’rast një njësi policore doli në vendin e ngjarjes, ku edhe u kap i dyshuari.