×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet pllaka përkujtimore e heroit Ardian Krasniqi

    FrontOnline
    04 Shtator 2020

    Në lagjen Dardania të Pejës, sot është bëre zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e heroit Adrian Krasniqi. Më 14 janar 1992 nga kjo shtëpi ishte nisur grupi i furnizimit me armë për luftën çlirimtare.

    Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili tha se po shënohet një adresë e lirisë dhe po nderohet vetë heroi Adrian Krasniqi e edhe bashkëluftëtarët e tij.

    Haradinaj tha se Kosova nëse bazohet në tri vlera, e vërteta, e drejta dhe interesi nacional, i ka punët mirë me vetën edhe me të gjithë të tjerët në botë.

    Haradinaj: Fatmirësisht kemi mbërri me u organizu e me luftu për çlirim

    “Fatmirësisht kemi mbërri me u organizua e me luftu për çlirim, pra me organizu një forcë luftarake ushtarake, në këtë rast UÇK-në që është një e arritur e madhe e kombit shqiptar ndër shekuj, nuk është e vetmja i kanë paraprirë lëvizje e lëvizje, por është e arritur e madhe e shqiptarëve. Por, në këtë pjesën e të vërtetës hyn edhe një e vërtetë e pakalueshme e shumë e respektueshme prej nesh prej shqiptarëve hyn fakti se na ndihmuan, pra në kohën më të vështirë të luftës tonë, momentin më kritik të luftës tonë na ndihmoi NATO e prirë prej Amerikës. Kjo është e vërteta, ne nuk duhet t’i ikim kësaj, detyrimi me luftua edhe lufta për çlirim e deri në çlirim na sjelli tragjedi, shumë vuajtje, shumë dhimbje, kuptohet na e dha edhe krenarinë sepse për herë të parë u ngritëm në atë mënyrë të tillë”, tha ai.

    E dyta vlerë që Kosova duhet të jetojë me të, Haradinaj tha se është e drejta e popullit.

    Haradinaj tha se nëse lëkunden nga interesi nacional, atëherë është faji i tyre dhe i askujt tjetër.

    Haradinaj: E kishim detyrë të luftonim, nuk kishim kah t’ia mbajmë

    “Vendosi për vete me 17 shkurt 2008 për pavarësi, e drejta e popullit njihet kjo, kur një popull është i lirë vetëvendos për vete dhe ne pas çlirimit arritëm me vetëvendos me qenë të pavarur 17 shkurt 2008 me territor, me kufij ata që jemi sot…Detyrimi ynë me luftu, e kishim me detyrë nuk kishim kah me ia mbajt fitoj përkrahje, detyrimi ynë me vendos për vete e fitoj një përkrahje ndërkombëtare. Çka është e treta vlerë që ne nuk guxojmë kurrë me ik prej saj, është interesi ynë nacional. Mos harroni na njerëzit e këtij vendi jemi të detyruar me e mbrojt interesin e këtij vendi. E kemi detyrim, nuk mundet dikush me ik nga interesi i këtij vendi, nuk mundemi me dal nga Kushtetuta e Kosovës, nuk mundemi me ik nga e vërteta jonë, na kanë ndihmuar me e shpall vetën të pavarur që na kanë përkrahur, po edhe interesi nacional. Nëse ne i kushtohemi interesit tonë nacional e aty hyn edhe interesi i partive, i individëve, i organizatave, i gjithë të tjerëve, atëherë do të na ndihmojnë. Nëse ne lëkundemi në cilëndo situatë nga vlerat tona, sikur të ishim lëkundur nga e vërteta jonë, nuk na kishin ndihmua, sikur të ishim lëkund nga e drejta me vendos për vete të pavarur nuk na kish njohur GJND-ja. Nëse lëkundemi nga interesi ynë nacional fajet i kemi vet, nuk ka kush faj. Këto po i them të interesi nacional për shkak se duhet vigjilencë edhe nuk guxojmë të bëjmë gabime në rrugë”, tha ai.

    Kryetari i OVL-UCK dega në Pejë Gazmend Syla, tregoi një bashkëbisedim me familjarët për vendosjen e kësaj pllake.

    Syla: Pllaka përkujtimore në shenjë përkujtimi të luftës tonë

    “I kam thënë që ne po duam ta bëjmë një pllakë përkujtimore më shenjë përkujtimi të luftës tonë, më ka thënë që shtëpia që është këtu në Dardani që ka qenë e Ardianit është sa e imja aq sa edhe e juaja”, tha ai.

    Ndërsa, Haxhi Krasniqi, nga familja e heroit Adrian Krasniqi, tha se për ta vendosja e pllakës është një krenari e dyfishtë.

    Krasniqi: E kujtojmë me mall e krenari që ishim kushëri të Ardianit

    “Është një emocion i veçantë që sa herë vijmë këtu e kujtojmë me mall dhe me krenari që ishim kushëri të Ardianit dhe bashkëluftëtarë”, tha ai.

    Në përurimin e kësaj pllake, Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka ndarë një medalje për kontributin e tij në çështje kombëtare Xhafer Krasniqit.

    Ndërsa, OVL e UÇK dega në Pejë ka ndarë mirënjohje me motivacionin “Lajmëtar i lirisë” për bashkëluftëtarët e heroit Adrian Krasniqi, Qerim Kelmendi post mortum, Ramadan Kastrati, Ilir Krasniqi dhe Sali Kelmendi.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.