Mbretëresha Elizabeth ishte padyshim një grua karizmatike. Nuk ishte rastësi që ajo qëndroi në fronin britanik për 70 vjet deri në vdekjen e saj në moshën 96-vjeçare. Monarkia e ndjerë kishte shumë talente, më e famshmi ishte ai i kalërimit.
Pas dyerve të mbyllura të pallatit, Mbretëresha Elizabeth ishte një notare e zjarrtë dhe dashuria e saj për notin filloi në moshën 10-vjeçare. Sipas Swimming World Magazine, mbretëresha filloi me notin në shpinë dhe gjoks dhe nuk kaloi shumë kohë para se ajo fitoi medaljet e saj të para.
Në fakt ajo u vlerësua si notarja më e mirë në kategorinë e vajzave deri në 14 vjeç në atë moshë. Kur ajo u ngjit në fronin britanik, ajo u bë mbrojtëse e Shoqatës së Notit Amator dhe theksoi gjatë viteve se noti nuk është thjesht një sport konkurrues, por një aktivitet që kontribuon në mirëqenien.
Mbretëresha Elizabeth pasionin e saj për notin ia kaloi djalit të saj, Princit Charles, i cili e do veçanërisht detin dhe pishinën./FrontOnline/