Skuadra e Shkupit po vazhdon fazën e përgatitjeve në Ohër dhe futbollistët nga dita në ditë po ndjejnë formën e duhur. Edhe përkundër se në dy miqësoret e zhvilluara në Ohër, Shkupi pësuar disfata, gëzon fakti se të gjithë në ekip janë mirë dhe nuk ka të lënduar, njofton faqja e klubit shqiptar.
Nga ana tjetër po afrohet dita për ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Konferencës së UEFA-së, kur Shkupi më 8 korrik do të jetë nikoqir i skuadrës kosovare, Llapi, shkruan FrontOnline.
Tani më është vendosur që ndeshjen e parë, Shkupi e luan në cilësinë e nikoqirit, ndërsa stadiumi arena “Todor Proeski” do të jetë “shtëpia” e skuadrës për garat evropiane.
Sipas protokolleve të reja dhe lehtësimit të masave anti-COVID, në këtë përballje stadiumi do të jetë i hapur me 30 përqind të kapacitetit sa ka stadiumit (36.400), që do të thotë se në tribuna atë ditë do të mundë të ketë mbi 10 mijë shikues.
Tani më po bëhen planet për çmimet e biletave dhe datën se kur do të dalin në shitje, ndërsa ndeshja Shkupi – Llapi do të luhet në terminin e mbrëmjes, duke filluar në orën 20:00./FrontOnline/