×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zbulohet në Japoni dhe Kamboxhia një lloj koronavirusi i ngjashëm me SARS-CoV-2

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Ndërsa qindra shkencëtarë po përpiqen të kuptojnë sëmundjen e re infektuese, disa studiues në Japoni dhe Kamboxhia u befasuan pas asaj që gjetën në dy ngrirje laboratorësh në Azi.

    Studiuesit kanë gjetur një koronavirus të ngjashëm me virusin SARS-CoV-2 i cili shkaktoi pandeminë, i ruajtur në një frigorifer në Kamboxhia. Më vonë, studiuesit japonezë raportuan gjithashtu zbulimin e një të afërmi tjetër të ngushtë të koronavirusit në jashtëqitjet e lakuriqëve të ngrirë.

    Sipas shkencëtarëve, llojet e virusit janë të afërmit e parë të njohur të virusit pandemik që gjenden jashtë Kinës.

    Besohet se sipas disa provave virusi SARS-CoV-2, i cili vrau mbi 1.388.000 njerëz, është me origjinë nga lakuriqët e natës, por deri më tani nuk është e qartë nëse kaloi direkt nga lakuriqët e natës te njerëzit apo përmes një nikoqiri të ndërmjetëm.

    Virusi i gjetur në Kamboxhia u zbulua në të vërtetë në dy lakuriq, të cilët u kapën në veri të vendit më 2010 dhe gjenoma e virusit nuk është ndarë ende, por edhe zbulimi nuk ishte publikuar.

    “Nëse ky virus është i lidhur me virusin pandemik, ai mund të sigurojë informacione thelbësore në lidhje me koronavirusin dhe mund të zbulojë se si SARS-CoV-2 kaloi nga lakuriqët e natës te njerëzit, duke udhëhequr një rrugë për të gjetur origjinën e virusit”, tha Veasna Duong, një virologe në Institutin Pasteur në Pnom Pen, e cila drejtoi kërkimin e mostrave në Kamboxhia dhe zbuloi gjetjet për revistën Nature, transmeton KosovaPress.

    Sipas studiuesve, për të zgjidhur të gjitha këto mistere, virusi i gjetur në Kamboxhia duhet të ndajë më shumë se 97 për qind të gjeneve të tij me virusin që shkaktoi SARS-CoV-2.

    Një virus tjetër – Rc-o319 – i identifikuar në një lakuriq të vogël japonez në vitin 2013, sipas një botimi në nëntor të këtij viti doli se 81 për qind e gjenomës së tij janë të ngjashme me virusin pandemik.

    Edward Holmes, një virolog në Universitetin e Sidneit në Australi, tha se ky zbulim e bën shumë të largët për të dhënë një pasqyrë mbi origjinën e COVID-19.

    Alice Latinne, një biologe evolucionare në Shoqërinë e Ruajtjes së Kafshëve të Egra të Vietnamit në Hanoi tha se të dyja gjetjet janë emocionuese pasi konfirmojnë se viruset e lidhura ngushtë me SARS-CoV-2 janë relativisht të zakonshme në lakuriqët e natës ose në lakuriqët Rhinolophus.

    Sa i përket Rc-o319 – që sipas Duong duket të ketë lidhje shumë të largët – studimet qelizore të kryera nga ekipi japonez i shkencëtarëve zbuluan se virusi nuk mund të lidhet me receptorin që SARS-CoV-2 përdor për të pushtuar te njeriu qelizat, duke treguar se nuk mund të infektojë lehtë njerëzit.

    Ekipi hulumtues ka kapur më shumë lakuriq në Japoni këtë vit dhe ata planifikojnë t’i testojnë për koronavirus.

    Vibol Hul, një virolog në Institutin Pasteur në Kamboxhia, i cili bllokoi lakuriqët e natës të Shamel në hyrje të një shpelle në vitin 2010, u kthye në të njëjtin vend në Kamboxhia veriore për të kapur më shumë lakuriq në tetor të këtij viti.

    Në prill të këtij viti, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar siguroi për një program kërkimor PREDICT, një shtesë prej 3 milionë dollarësh dhe një zgjatje 6-mujore për të kërkuar prova të SARS-CoV-2 në mostrat e kafshëve – kryesisht lakuriqët e natës dhe pangolinë – që u ruajtën në ngrirje laboratorike në Laos, Malajzi, Nepal, Tajlandë, Vietnam dhe Kamboxhia.

    Një raport i plotë i hetimeve pritet të publikohet në javët e ardhshme.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka vendosur të emërojë Radmila Shekerinskën nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka ndarë lajmin e shumëpritur për punonjësit...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Janë siguruar pamjet e rënda, që autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka postuar në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Janë siguruar pamjet e rënda, që autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka postuar në...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Një betoniere është parë në Prishtinë, e cila ka shkaktuar kaos në komunikacion. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha e...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kosova U-19 i ka mposhtur edhe Ishujt Faroe U-19. Pas fitores së madhe ndaj Spanjës U-19, Dardanët e rinj e regjistruan një...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ndërmarrja “Trepça”, ka larguar përkohësisht nga puna dhe një punëtor, pasi që kishte munguar në punë pa arsye. “Më 19.11.2024 z.I.S. është...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Komunat si Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025. Kjo për shkak se ato...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Presidenja Vjosa Osmani-Sadriu e ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. “Si përfundim, duke u bazuar në arsyetimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.