Gresa dhe Vullneti kanë qenë shumë të afërt për gjatë tri javëve që prej nisjes së rrugëtimit në Big Brother VIP Kosova 3.
Por, ditëve të fundit kanë nisur përplasjet mes dyshes ku në një moment Gresa edhe përlotet nga fjalët e Vullnetit.
Banorëve në spektaklin e sotëm në ‘Prime’ iu shfaq raporti i tyre me gjithë ndryshimet që kanë pasur me kalimin e ditëve.
Kësisoj, Vullneti kërkoi që nuk dëshiron të jetë i lidhur me askënd brenda shtëpisë gjë që e acaroi shumë keq Gresën.
Për të parë më shumë nga raporti i tyre dhe ndryshimet e tij – klikoni në videon në linkun më poshtë.