Dje gjatë ditës nëpër drunj e shtylla të ndriçimit publik në rrugën “Agim Ramadani’ më saktësisht nga ndërtesa e Kuvendit deri tek Ministria e Arsimit janë lidhur disa shirita të kuq.
Për vendosjen e këtyre shiritave, nuk kanë qenë në dijeni as Komuna e Prishtinës dhe as Policia e Kosovës.
Por sot, në rrjetet sociale është postuar një foto nga disa aktivistë të Lëvizjës Vetëvendosje të cilët kanë treguar se shiritat janè vendsur nga ta.
“Me vullnetarët e Qendrës së Lëvizjes në Prishtinë, duke stolisur qytetin për festën e madhe”, thuhet në postimin e tyre.
https://www.facebook.com/behar.jashari.8/posts/5028387487231328