×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet memoriali i daljes së parë publike të UÇK-së

    FrontOnline
    28 Nëntor 2024

    Në Llaushë të Skenderajt u bë zbulimi i memorialit të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Numër i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova u bënë bashkë sot,sikur para 27 vjetëve, kur në Llaushë dolën publikisht, për herë të parë, ushtarët u Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    E veçanta e ngritjes së flamurit në oborrin e shkollës, Halil Geci, ishte ngritja e tij nga vet ushtarët e Brigadës 112, Arben Haliti.

    Arber Geci, nismëtar i ndërtimit të memorialit, solli në kujtime ditët kur u vendos që përfundimisht UÇK-ja të dalë publikisht.

    “22 ushtarë të armatosur, me ideal të qartë, u pozicionuan në 4 pika, pas gjysmë ore konvoji i policisë serbe niset për ne Vajnikë, por pengohet nga ushtarët e UÇK-së, pas dy orë luftimesh, forcat serbe u tërhoqën,të tërbuar nga humbja, të cilët deri në Skenderaj u përcollën me plumba. Nga luftimet mbeti i plagosur Halit Geci,mësues në Llaushë. Vrasja e tij ishte moment i dhimbshëm, por u kthye në ideal që ushtarët e lirisë të vendosin të dalin publikisht. Varrimi i tij u vendos për datën 28 dhe, në të njëjtën kohë, u vendos dalja publike e UÇK-së, të tre ushtarëve që s’do të identifikoheshin”, tha Geci.

    Ai kujtoi që shfaqja e tre burrave në emër të UÇK-së rrëzoi krejt dilemat që kishte në popull.

    “Gjithçka ishte përgatitur me detaje për ditën qe do të shënonte kthesë të madhe për ti dalë përballë makinerisë vrastare serbe! UÇK-ja fitoi mbështetje brenda dhe jashtë kufijve për ushtrinë e lirisë”.

    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se shfaqja e kësaj ushtrie që më nuk duronte shtypjen u bë në ditën më të rëndësishme të popullit shqiptar.

    “Luftuan me guxim, edhe pse të pabarabartë, deri në çlirimin e vendit, ky moment do të shërbejë si fakt historik për të ardhmen e vendit tonë, UÇK-ja bëri të mundur një aleancë mes ushtrisë kombëtare me aleancën më të madhe ushtarake të botës”, tha Nura.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump gjatë mandatit të parë në Shtëpi të Bardhë, John Bolton, në një intervistë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. E në fjalën e saj para mediave, ajo tha se para...
    Lajme28 Nëntor 2024
    28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria Osmane. Kjo ngjarje shënoi kthesë historike për shqiptarët,...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. E në fjalën e saj para mediave, ajo tha se para...
    Lajme28 Nëntor 2024
    28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria Osmane. Kjo ngjarje shënoi kthesë historike për shqiptarët,...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Avokati, Luka Mishetiq i cili udhëheq ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit ka kundërshtuar prokurorinë në një pjesë duke thënë se po e...
    Sport28 Nëntor 2024
    Urimeve për 112 vjetorin e Pavarësisë i është bashkuar dhe Kombëtarja Shqiptare e Futbollit, e cila me performancën e treguar gjatë këtij...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Afro 5 milionë fëmijë sudanezë kanë humbur pothuajse gjithçka dhe janë detyruar të ikin nga vendi, në atë që tani është kriza...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Në sheshin “Skënderbej” të mbushur plot me qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, u zhvillua sot ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.