Ditët e fundit, prezenca e Heidi Bacit në rrjetet sociale ka rënë ndjeshëm, me postime të rralla që kanë ngjallur kuriozitet te ndjekësit dhe publiku.
Ndërkohë që fansat spekulojnë për arsyet e këtij largimi, është përfolur se shkak mund të jetë një krisje në marrëdhënien e saj me Romeon. Ky i fundit gjithashtu ka ulur frekuencën e postimeve në Instagram, duke shpërndarë kryesisht foto nga filmi i tij me Elvana Gjatën.
Megjithatë, përveç spekulimeve mbi jetën private, Heidi Baci është gjithashtu e përfolur për përfshirjen e saj në projektet televizive të ardhshme. Zërat sugjerojnë se ajo do të jetë pjesë e panelit të emisionit të njohur “Goca dhe Gra”, duke u bashkuar me moderatoren Ilnisa Agolli.
Edhe pse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar, burime të brendshme thonë se Heidi dhe Ilnisa janë emrat më të sigurt për këtë sezon, ndërsa të tjerë të përfolur për emisionin janë Roza Lati, Erjola Doçi dhe Françeska Murati.
Përpara fillimit të sezonit televiziv, paparazzët kanë kapur Heidi Bacin në aeroportin e Tiranës, duke udhëtuar drejt Romës e shoqëruar nga daja i saj. Sipas burimeve, ajo pritet të kalojë disa ditë pushimi në Itali, për t’u rikthyer më pas në Shqipëri, ndoshta për të nisur angazhimet e saj të reja televizive./Kosovarja