Presidenti i Federatës së Futbollit të Daimarkës, Peter Meller ka thënë se ekipi mjekësor në fushë bëri masazhe zemre për Christian Eriksenin, kur ky i fundit u rrëzua në tokë gjatë ndeshjes ndaj Finlandës në “Euro 2020”.
Ai deklaroi se federata është në kontakt me Eriksenin dhe se futbollisti i Interit është në gjendje të mirë, shkruan FrontOnline.
Meller i tha televizionit danez, “DR” se Eriksen “u rrëzua, mori ndihmë dhe masazh zemre në fushë”, e cila më vonë doli të ishte lëvizje e duhur për shërimin e Eriksenit.
“Për fat të mirë, ai u zgjua kur u largua nga stadiumi”, tha presidenti i federatës.
Ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës u ndërpre për 90 minuta, por vazhdoi prapë nga minuta e 43-të.
Ndryshe, pas vazhdimit të ndeshjes, Finlanda mundi Danimarkën në Kopenhagë me rezultat 1:0, në kuadër të grupit B./FrontOnline/