I dyshuar si vrasës i tre francezëve është një tunizian 23 vjeç.
Sipas një burimi policor të cilin e ka cituar Gazeta “Le Figaro”, viktima e parë e aktit terrorist ka qenë një plakë që ka shkuar në bazilikën Notre Damme në Nice për t’u lutur në mëngjes. Ajo është gjetur e masakruar dhe pothuajse me kokë të prerë.
Po ashtu edhe një burrë është gjetur i masakruar aty. Gruaja e dytë, viktimë e sulmit, fillimisht ka arritur të ikë në një kafiteri afër kishës, por ajo ka qenë e therur me thikë disa herë dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Nga sulmi me thikë, ndërkaq, kanë mbetur të plagosur disa persona.
Policia komunale e Nices ka arrestuar personin e dyshuar për vrasjet i cili është dërguar në spital pasi është qëlluar me plumb. Autori i vrasjeve makabre është 21 vjeçari nga Tunizia Brahim Aoussaoui. Ai nuk është azilkërkues në Francë, por ai ka shkuar në Francë në fund të shtatorit nëpërmjet Lampedusas, ujdhesë në Detin Mesdhe. Ai ka thënë se ka vepruar i vetëm pa u nxitur nga dikush.
Ndryshe, Presidenti i Francës Emmanuel Macron i cili sot ka vizituar bazilikën Notre Damme ku ka ndodhur krimi, vrasjet i ka cilësuar si terrorizëm islamik.
Christian Estrosi , Kryetari i qytetit Nice, ku të enjten ndodhi sulmi me thikë tha se sulmuesi vazhdimisht thërriste “Allahu Akbar”, madje edhe pasi u arrestua nga policia.
Sulmi ka filluar rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një meshe në basilikën “Notre Dame”, që është kisha më e madhe katolike në Nice.