Moderatorja Arbana Osmani është tashmë në ditët e fundit të shtatzënisë.
Moderatorja ani pse e ka mësuar disa muaj më parë gjininë e fëmijës, ajo nuk e ka bërë publike.
Në mediat rozë kanë qarkulluar dyshimet se moderatorja është në pritje të një vajze.
Së fundmi ajo në Instastoryn e saj ka publikuar një video në të cilën shihet së bashku me djalin e saj Jonin.
Në një moment Joni thotë: “Ja në Firenze me motrën”, ndërsa përkëdhel barkun e moderatores.