×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet dokumenti që demanton Hysenin e Mustafën: Çanta e vjedhur kishte materiale sensitive

    FrontOnline
    03 Nëntor 2020

    Delegacionit kosovar në Bruksel i është vjedhur çanta me dokumente konfidenciale me të cilat ky delegacion po përfaqësohej në bisedimet me Serbinë.

    Pas publikimit të këtij lajmi dy protagonistët e kësaj ngjarje reaguan nëpër media duke e mohuar se delegacionit i janë vjedhur dokumente sensitive. Koordinatori shtetëror për bisedime me Serbinë, Skender Hyseni dje deklaroi në media se lajmi i publikuar për vjedhjen e çantës me dokumente sekrete është i pavërtetë.

    “Kjo është tërësisht e pavërtetë, një spekulim i pakrypë, asnjë dokument konfidencial i delegacionit shtetëror të Kosovës nuk është vjedhur asnjëherë askund”, ka thënë Hyseni.

    Edhe eksperti për çështje ekonomike, Muhamet Mustafa i cili ishte pjesë e delegacionit dhe viktimë e vjedhjes në këtë rast, reagoi duke thënë se nuk ka ndodhur asnjë skandal sepse atij i janë vjedhur gjëra personale dhe raportimet e IndeksOnline janë absurde dhe të pavërteta.

    Por, IndeksOnline ka siguruar një dokument ekskluziv të Policisë së Kosovës, më saktësisht të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit e që ka të bëjë me këtë rast.

    Në këtë raport të përpiluar nga zyrtari ndërlidhës policor në Bruksel demantohet tërësisht Hyseni dhe Mustafa dhe konfirmohet ajo që raportoi dje IndeksOnline se në çantën e Muhamet Mustafës ka pasur dokumente sensitive që kanë të bëjnë me bisedimet me Serbinë.

    Në këtë raport thuhet se ngjarja ka ndodhur me 16 shtator pas përfundimit të bisedimeve zyrtare derisa delegacioni ishte ndalur për të drekuar në restaurantin “TO MELI DELICATESSEN” në mes orës 13:30\14:45. Pasi kishin drekuar dhe po bëheshin gati të largoheshin Muhamet Mustafa e kishte kuptuar se nuk e kishte çantën me laptopin e tij dhe gjësende të tjera. Ai fillimisht kishte menduar se mos e ka harruar në zyret ku kanë zhvilluar takimet por pasi që janë shikuar kamerat e sigurisë është parë qartë se kur ka dalur nga takimi e ka pasur çantën me vete. Menjëherë pas kësaj, i njëjti ka shkuar për ta raportuar rastin në policinë belge.

    Mustafa në polici kishte deklaruar se në çantë ka pasur një lap-top, të gjitha dokumentet personale, një zarf me para 700 euro, kartela bankare si dhe dokument zyrtar që mund të jetë i natyrës SENSITIVE, materiale që kryesisht janë përdorur ose do të përdoreshin në bisedimet me Serbinë.

    Pasi ishte kuptuar roli i Mustafës në delegacion, Policia belge kishte angazhuar njësi të specializuara të hetimit dhe është caktuar një Prokuror i Kurorës së Mbretit që të merret me rastin, dosja në fjalë e cila mban numrin: BR.LL094844/2020.

    Prokurori belg ka intervistuar Muhamet Mustafën dhe i njëjti para policisë ka dhënë dy pista të mundshme të vjedhjes së çantës. Që çanta mund të jetë vjedhur nga ndonjë hajn ordiner dhe pista tjetër mund të jetë se çanta mund të jetë vjedhur për shkak pozicionit të prof. Mustafës si ekspert në bisedime. Pra çanta mund të jetë cak i një grupi të organizuar për të futur në dorë materiale dhe dokumente që gjendeshin në çantë.

    IndeksOnline sot ka kontaktuar me koordinatorin shtetëror për bisedime, Skender Hysenin për ta pyetur rreth kësaj çështje dhe i njëjti ka thënë përmes telefonit se: “Raportimi i juaj ka qenë spekulim i skajshëm dhe ju mos kërkoni përgjigje nga unë pasi spekuloni me qëllime ma të ulëta të mundshme”, ishte deklarata e shkurtër e Hysenit, i cili pastaj e ka mbyllur telefonin.

    IndeksOnline poashtu ka kontaktuar edhe me Muhamet Mustafën për ta pyetur për këtë skandal. Ai ka thënë se nuk ka çfarë të thotë përveç asaj që ka thënë përmes statusit të tij në Facebook ku thotë se në çantë ka pasur vetëm dokumente personale dhe raportimin e medieve e quan absurd.

    Ndërsa kur është pyetur për dokumentin që e kemi siguruar nga policia, ai thotë se nuk ka çfarë të shtojë përveç asaj që ka thënë dhe më pas edhe Mustafa sikurse Hyseni e ka mbyllur telefonin e tij personal.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.