Superliga e klubeve të forta dhe të pasura në Evropë “jetoi” vetëm 48 orë.
Meqenëse dhjetë nga 12 klubet themeluese u larguan nga kjo garë, detaje tjera po dalin në publik, shkruan FrontOnline.
Një prej tyre e publikoi së fundmi mediumi spanjoll, “Cadena Ser”.
Ky medium raporton se gjashtë klubet e Premierligës angleze nuk e donin Atletico Madridin në këtë kompeticion.
Liverpooli, Manchester Unitedi, Manchester City, Chelsea, Arsenali dhe Tottenhami e justifikuan këtë me situatën e keqe ekonomike./FrontOnline/