“Big Brother Albania Vip 2” pritet të nisë shumë shpejt dhe në media kanë nisur të përmenden emrat se kush do të jetë pjesë e reality show-t.
Disa ditë më parë mediat rozë raportuan se banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të jetë moderatorja Kiara Tito, ndërsa sot zbuluan një tjetër emër.
Bëhet fjalë për Jori Delli, një influencuese që jeton në Itali. Jori është shoqe e ngushtë edhe me Beniada Nishanin, e cila është gjithashtu një modele e njohur në Itali, por ishte shumë pak e njohur në Shqipëri derisa hyri në “Big Brother Vip Albania”.
Arbana Osmani ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka një konkurrencë të madhe për të qenë pjesë e reality show-t.