Gazeta e famshme katalunase, “Mundo Deportivo” ka zbuluar arsyen se pse klubet angleze janë larguar nga Superliga evropiane.
Vetëm dy ditë pas themelimit të Superligës evropiane, gjashtë klubet angleze themeluese janë tërhiqur, shkruan FrontOnline.
Gjegjësisht, Chelsea, Manchester City, Tottenhami, Manchester Unitedi dhe Arsenali i kanë dhënë fund kësaj ideje.
Shumë besojnë se ata e morën këtë vendim pasi nuk mund ta përballonin presionin e madh të tifozëve, UEFA-së dhe FIFA-së.
Megjithatë, gazeta katalunase tashmë ka zbuluar një skenar tjetër.
Gazeta spanjolle pretendon se UEFA ka nisur bisedimet me kompani të mëdha që janë të gatshme të investojnë fonde të shumta në Ligën e Kampionëve.
Bëhet fjalë për 4.5 miliardë euro.
Kjo do të thotë se klubet pjesëmarrëse do të fitojnë shumë më shumë në të ardhmen./FrontOnline/