Tottenhami e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Jose Mourinhon.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi londinez përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Twitter”, shkruan FrontOnline.
Ryan Mason, do të merr drejtimin e “Spurs” deri në qershor të këtij viti.
Mediat angleze bëjnë me dije se arsyeja e shkarkimit të Mourinhos është pasi portugezi nuk doli në stërvitje këtë mëngjes pas “zhurmës” për Superligën evropiane.
Mourinho ishte emëruar trajner i Suprs më 29 nëntor të vitit 2019. Ai kishte zëvendësuar Mauricio Pochettino si trajner.
Paga e portugezit në Tottenham besohet të jetë afër 12 milionë euro në vit.
Tashmë, Mourinho është shkarkuar nga tri klube angleze të ndryshme, Chelsea dy herë, Manchester United dhe Spurs./FrontOnline/