×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Zbulohen antitrupa në 99% të njerëzve pas dozës së parë të vaksinës

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Tre javë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës anti-Covid, një përgjigje e antitrupave është e pranishme në 99 për qind të të vaksinuarve.

    Ndërsa brenda 7 ditësh nga marrja e dozës së dytë, 100 për qind e të vaksinuarve zhvillojnë antitrupa kundër koronavirusit të ri.

    Të dhënat e para inkurajuese për efikasitetin e vaksinës kundër Covod-19, vijnë nga Spitali Pediatrik “Bambino Gesù” në Romë, Itali, që shpërndau dozën e parë të vaksinës për 3.000 punonjësit e tij, të cilët kurrë nuk kanë rënë në kontakt me SARS-CoV-2.

    Monitorimi i përgjigjes ndaj vaksinës tregon se vaksinat e para mARN,stimulojnë prodhimin e antitrupave tek të gjithë njerëzit e vaksinuar dhe ofrojnë një mbrojtje shumë efektive.

    Rritje e ndjeshme e mbrojtjes imunitare

    Në 21 ditë nga doza e parë, 99 për qind e të vaksinuarve treguan një sasi antitrupash specifikë, që ishte 50 herë më e lartë se sa pragu i negativitetit.

    Pra, normës që do të vihej re pa qenë në kontakt me koronavirusin e ri.

    Ndërkohë, analizat mbi 1.425 punonjës që kishin marrë edhe dozën e dytë të vaksinës në kohën e studimit, konfirmuan se pas 7 ditësh nga vaksinimi i plotë, rezulton se 100 për qind e të vaksinuarve kishin zhvilluar antitrupa specifikë, në sasi 1000 herë më të larta se pragu i negativitetit.

    Përgjigja e organizmit

    Gjatë studimit u pa që mbrojtja imunitare u rrit gradualisht që pas 7 ditësh nga marrja e dozës së parë, ku 80 për qind e vaksinuarve, treguan një rritje të qelizave B të kujtesës (depot e “përvojës antigjenike”, pra ato që e ruajnë prodhimin e antitrupave me kalimin e kohës).

    Për më tepër, që pas javës së parë pas vaksinimit, 64 për qind e të vaksinuarve treguan një rritje të ndjeshme të qelizave T të kujtesës, të cilat janë përgjegjëse për koordinimin e përgjigjes imune kundër virusit.

    Efektivitet i lartë

    Pasojat e gjithë asaj që shihet tek të infektuarit, mungon plotësisht tek të vaksinuarit duke filluar nga dita e 14-të nga marrja e dozës së parë, domethënë pas rritjes së qelizave imune të përshkruara më lart.

    Të vetmit 7 të infektuar që u vunë re midis të vaksinuarve ndodhën para ditës së 14-të, kur vaksina nuk kishte pasur ende kohë për të vepruar, dhe në çdo rast ato ishin raste me simptoma të lehta që nuk kërkuan shtrim në spital./Panorama/ 

    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Të tjera
    Sport26 Nëntor 2024
    Është një lojtar i vetëm që komandon në renditje të Këpucës së Artë: është Robert Lewandowski, në krye me 30 pikë pasi...
    Bota/Rajoni26 Nëntor 2024
    Rusia njoftoi më 26 nëntor se ka marrë vendim që të dëbojë një diplomat britanik, të cilin e akuzon për spiunazh. Shërbimi...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Paga e ulët dhe në kundërshtim me atë minimale, moszyrtarizimi i shujtës brenda orarit të punës dhe pagesa për ekzaminime, janë ndër...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren po kërkon ndihëmë nga...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar ushtrimin fushor në qitje dhe manovra me municion luftarak. Kjo në në kuadër të ngritjes...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Jugut përmes një aksioni simbolik kanë vendosur posterë me mbishkrime “Kërkohet Bedri Hamza”. Kjo në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.