
Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin.
Në ndeshjen që luhet sonte me fillim nga ora 21:00 në “Camp Nou”, Barcelona ia ka vënë syrin rikthimit të rezultatit ndaj kryeqytetasve nga Madridi.
Ndeshja e parë, e luajtur në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbrerit, e zhvilluar në “Metropolitano”, përfundoi 4-0 për Atleticon.
Andaj, sonte, Barça ka qëllim të bëjë një rikthim senzacional, por varet se a do të lejohet nga skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, e cila njihet për një mbrojtje të fortë, dhe me kundërsulme vdekjeprurëse.
Për përballjen e sontme, dy trajnerët tashmë kanë vendosur edhe për 11-shet startuese.
Barcelona do të jetë pa Robert Lewandowskin, teksa Atleticos do t’i mungojë mesfushori kryesor, Pablo Barrios.
FORMACIONET STARTUESE:
BARCELONA: Garcia; Kounde, Cubarsi, Martin, Cancelo; Pedri, Fermin, Bernal; Yamal, Ferran, Raphinha.
ATLETICO: Musso; Ruggeri, Llorente, Hancko, Pubill; Johnny, Koke; Simeone, Griezmann, Lookman; Alvarez./GazetaExpress/