Policia e Austrisë ka lëshuar një njoftim të fundit.
Sipas njoftimit, bëhet thirrje që qytetarët ende të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të mos përdoret transporti publik.
“Ende aktiv: Qëndroni në shtëpi! Nëse jeni në rrugë, gjeni strehim! Qëndroni larg vendeve publike, mos përdorni transportin publik”, thuhet në komunikatën e fundit.
Policia po vazhdon aksionin në Vjenë ku raportohet për të paktën shtatë të vrarë. Katër prej të dyshuarve janë arrestuar nga policia.