Arrestimi i këngëtares së njohur Elsa Lila në Itali për trafik droge ishte një ndër lajmet që tronditi anembanë opinionin publik shqiptar.
A2 CNN ka arritur të sigurojë dosjen e prokurorisë italiane për këtë grup të madh kriminal që trafikonte sasi të mëdha lëndësh narkotike, ku shfaqen dhe përgjimet që fundosën ish-pjesëmarrësen e Sanremos.
Në bisedat e zbardhura, lexohet se këngëtarja shqiptare kishte vënë apartamentin e saj në funksion të organizatës dhe madje fshihte dhe një pjesë të parave të tyre.
Pjesë nga përgjimet e zbardhura të Elsa Lilës me shqiptarin e identifikuar si Arind Boçi:
Elsa: Kur të iki në gusht, merr çelësat e shtëpisë time, në një dhomë do jetë Raina, në tjetrën ti.
Elsa: Shiko e bëj. Unë po të lë një palë çelësa. Shko mbyllu aty, ndrysho vend.
Boci: Po më vë në siklet.
Elsa: Kuptove apo jo?
Elsa: E di ku është rrugica, te dyqani i mermerit, parko makinën aty, është vend yll, ke dhe rrugë dytësore nga mund të dalësh pa problem.
Elsa: Mos harro kutinë e babagjyshit, është atje poshtë.
Boçi: Po, Po!
Elsa: Është tek ajo mobilja, aty prapa. Aty është ajo e babagjyshit, aty brenda është ajo që ti ke lënë, mos e harro.
Boçi: Jo e dashur jo, është gjithçka qetë, e kemi pastruar shtëpinë, s’ka gjë ilegale.
Elsa: Unë nuk kam frikë nga shteti, kam frikë nga hajdutët. Mua nuk më vjen askush nga shteti të më kontrollojë, unë te shteti shkoj çdo ditë.