Pak para “prime” të Big Brother Albania VIP, “vëllai i madh” ka dërguar një zarf të zi, që do të thotë se do të këtë një penalizim për banorët aty
Pas kësaj shumica e banorëve kanë thënë që penalizimi do të jetë direkt për Luizin për shkak të kërcënimeve që ia bëri Krisit, e ku ai do të mund të shkojë në eliminim direkt.
Por, ky ishte vetëm një mendim i banorëve aty që janë brenda.
Mendimet nga jashtë janë të ndryshme.
Një ndër to që qarkullon më së shumti është së Jonathan do të shkojë në nominim direkt për shkak së ka dhënë informacione direkt Oltës. Me të në nominim mund të jetë dhe Olta.
Një mendim tjetër është së sipas rregullave nuk lejohet bisedimet për nominimet e banorëve dhe kjo ka ndodhur disa herë gjatë këtyre tri ditëve në shtëpi, prandaj në këtë rast mund të dërgohen në nominim të gjithë ata që kanë biseduar për nominimet.
Po ashtu, supozimi i radhës është edhe një nominim direkt të banorëve që votuan kundër daljes nga shtëpia ku ishin Luizi dhe Efi, sidomos pas fyerjeve që u bën pas mbi reagimit të Oltës dhe Teas në shtëpi.
Sido që të jetë, mbetet të shihet se kush do të jenë surprizat që do të ndodhin sonte dhe kush do të penalizohet shkaku i zarfit të zi.