Gjatë ditës një zarf i ri ka ardhur në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ditë më parë Donaldi realizoi portretin e Ismail Qemalit në një çarçaf, derisa vendosi bashkë me banorët që ta nxjerrin në një ankand, dhe paratë e mbledhura të jepen për bamirësi
Në zarfin që lexoi Donaldi, kjo gjë u aprovua nga Big Brother, derisa të gjithë shpërthyen në lot nga gëzimi.
Ata morën vendim që me paratë nga shitja e këtij punimi të realizuar nga Donaldi, t’i ndihmojnë tre fëmijë autikë.
Ata donin të ndihmonin gjithashtu edhe disa fëmijë të tjerë, të cilët nuk kishin prindërit, por kjo u mundësua nga vetë Big Brother VIP.