Një zarf i bardhë ka arritur dje në shtëpinë e famshme.
Banorët e Big Brother Vip sërish nuk po iu përmbahen rregullave e sidomos kur është në pyetje higjiena.
Për këtë arsye Vëllai i Madh ka vendosur t’i dënojë me një varg rregullash, të cilat po nuk përmbahen ata do të penalizohen.
“Larja e rrobave do të bëhet me dorë, larja e enëve pas çdo vakti, si dhe pastrimi i tavolinës në verandë çdo herë para se të flenë gjumë”.
Se sa do t’iu përmbahen këtyre rregullave banorët e shtëpisë së famshme kjo mbetet për t’u parë.
Ndryshe gara për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurove është shtyerë nga 14 janar për 18 shkurt.