Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë arritur vetëm 27 për qind nga sfida e buxhetit për këtë javë.
Kësisoj, ata kanë vetëm 40 minuta për të kryer listën e blerjeve për këtë javë, transmeton Klankosova.tv.
“Banorë është koha për blerjet e javës me buxhetin e fituar nga sfida. Sic e dini, falë performancës keni arritur që të fitoni 27 për qind të buxhetit”, thuhet në njoftimin e ‘Vëllait të Madh’ të mbërritur në shtëpi.
Sfida e buxhetit për javë ishte që banorët të përcillnin ujin nga një kovë e mbushur me ujë në atë të zbrazët teksa ishin në rresht për një dhe ujin duhet të përcillnin tek banori prapa tyre pa kthyer kokën.
Për më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.