Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova, sot do të kenë mundësinë që të jenë pjesë e një formati të veçantë, Comodita TV Shop, nga Comodita Home.
Ky është një aktivitet ku banorët do të luajnë rolin e një prezantuesve të një emisioni televiziv, njofton Klankosova.tv.
Për këtë, në Gaming Room është përgatitur një studio e improvizuar që do të shërbejë si skena e banorëve.
Përmes videos në ekran, ata do të ndjekin një shembull nga Shqipja dhe Diellza se si të prezantojnë produktet në mënyrë tërheqëse dhe argëtuese.
Ata mund të frymëzohen nga stili i tyre, për të krijuar diçka unike dhe origjinale.
Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, banorët janë ndarë në grupe, me nga dy persona dhe për të kuptuar se si janë ndarë grupet, klikoni videon e mëposhtme: