Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismaili, ka kohë që ka bërë një distancim nga muzika.
Përkundër kësaj, ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjete sociale me postime të ndryshme.
Ajo kësaj radhe ua ka dhënë mundësinë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.
Një ndër pyetjet kishte të bënte me ndërhyrjen në buzë, ndonëse ishte bërë shumë e komentuar në faqet rozë e showbizin shqiptar.
“Kur i ke fryrë buzët ti kanë folur krejt, tani më keq po i bëjnë e ju ka mbyllur goja”, i ka thënë një ndjekëse.
“Po bre u pata bërë temë në gjithë shtetin, tani që secila i ka ‘fryrë’ më shumë se tjetra po i bie që më kanë lakmuar. Po unë moti i kam heq, tani le të fillojnë tjerat me i heq”, u përgjigj Ismaili.
Zanfina duhet theksuar se tani po bën një jetë të thjeshtë, larg jetës publike e showbizit.