Ajo ka marrë pjesë në sfilatat e Victoria’s Secret, ka bërë fushatë për “Guess”, “Urban Decay” dhe ka hyrë në botën e modës qysh në moshën 14-vjeçare.
Modelja, stilistja dhe aktorja Joy Corrigan (26) është një nga modelet më të kërkuara sot dhe pothuajse çdo hap i saj ndiqet.
Kjo bjonde vitale është fotografuar me motrën e saj Gene teksa kalojnë kohë në plazhet e Majamit dhe duken si modele të vërteta. Ato janë me bikini dhe duket qartë se imazhet nuk janë krijuar në mënyrë spontane, por përdorin vëmendjen e paparacëve dhe pozojnë.
Kujtojmë, Joy, e cila ka punuar edhe me stilistë si Roberto Cavalli, Vivienne Westwood, beson se zbulimi i trupit nuk duhet të jetë tabu. “Më pëlqen të dukem seksi dhe të tregoj trupin tim. Kam punuar shumë për të pasur një trup të tillë dhe jam vërtet mendjehapur për të gjitha këto”, tha ajo./FrontOnline/