Sot do të zhvillohet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës mes Llapit dhe Prishtinës.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi është nikoqir i Prishtinës në derbin rajonal, shkruan FrontOnline.
Në ndeshjen e parë e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, fituan llapjanët me rezultat të ngushtë, 2:3.
Duke qenë se Llapi e ka objektiv kryesor kupën nga e cila synon të dalë në Evropë, kërkon me çdo kusht që sot ta ruajë rezultatin dhe të kualifikohet tutje.
Derbi rajonal në “Zahir Pajaziti” që shpie një hap larg Evropës
Nga ana tjetër, Prishtina synon ta “përmbysë” skuadrën e Tahir Batatinës, të kualifikohet në finale dhe ta mbrojë titullin e Kupës së Kosovës, të cilin e fitoi edhe edicionin e kaluar.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.
Ndryshe, ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Dukagjinit dhe Istogut nuk do të luhet, pasi Dukagjini është kualifikuar direkt pas një gabimi teknik të istogasve në ndeshjen e parë./FrontOnline/