Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, është shprehur i kënaqur me punën që po e bëjnë ata si departament i formuar muaj më parë.
Në një shkrim të tij në Facebook, ai, ka theksuar se kanë bërë një strategji për mbrojtje nga sulmet kibernetike për periudhën 2020-2025.
Si koordinator është zotuar se Kosova do të jetë një vend i sigurt ndaj sulmeve kibernetike.
Shkrimi i plotë:
Si Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike në kudër të MPB nga pozita e zv.minstrit, jamē i kënaqur me punën e madhe që kanë bërë dhe po bëjn ekspertët e kësaj fushe në MPB dhe institucione tjeta, që Kosova të ketë ligjin për Siguri Kibernetike (që për fatin e keq na ka munguar deri më sot) si dhe Strategjin e re Shtetrore për Siguri Kibernetike dhe Planin e Veprimit 2020-2025.Qëllimi i i ligjit dhe strategjis në fushën e siguris kibernetike është për të mbrojtur infrostrukturën kritike kombëtare dhe të partnerëve ndërkombëtar, për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës, parandaluar incidente dhe minimizuar dëmin potencial në infrostrukturën kritike, pasurin e përgjithshme, humbjet ekonomike dhe sociale!
Republika e Kosovës do të sigurojë një mjedis të sigurt të hapsirës kibernetike duke i parandaluar kërcënimet kibernetike në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtar.