Zëvendësministri dhe Koordinatori për Siguri Kibernetike i është kundërpërgjigjur me ironi analistit Imer Mushkolaj, pasi ky i fundit deklaroi se veq Zafit Berisha mundet me ndihmu Trustit në sulmet e tyre kibernetike.
Berisha në shkrimin e tij ka theksuar se çdo institucion ka ekspertë dhe profesionist të IT, që me u përballu me çdo ndërhyrje që rrezikojn sigurinë kibernetike.
Ai tutje i drejtohet Mushkolajt duke i thënë flej dath se ka kush kujdeset për sigurinë e tij kibernetike.
“Mushkolaj le të flenë pa çorapa, sepse është i sigurt, ka kush kujdeset për sigurin e tij edhe në fushën kibernetike!” shkruan Zafir Berisha në facebook.
Reagimi i plotë:
Institucionet e e siguris në vendin tonë, janë të pregaditura që të parandalojn dhe luftojn krimet kibernetike nga kushdo që vijnë!
Çdo institucion ka ekspertë dhe profesionist të IT, që me u përballur me çdo ndërhyrje që rrezikojn sigurin kibernetike, prandaj edhe Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës besoj se i ka marrur të gjitha masat.
P.s; edhe I. Mushkolaj le të flenë pa çorapa, sepse është i sigurt, ka kush kujdeset për sigurin e tij edhe në fushën kibernetike!
Zafa