Zëvendësministri i Brendshëm, Zafir Berisha, ka thënë se togfjalëshi “Ndërmarrje kriminale” është ofendim i madh që i bëhet UÇK-së.
“Nëse UÇK ka qenë ndërmarrje kriminale, paska qenë edhe NATO. NATO dhe UCK kanë qenë aleate për rikthimin e demokracisë në një pjesë të Ballkanit”, është shprehur Berisha, njofton Klan Kosova.
Ish ushtari i UCK-së ka thënë se disa aktorë politikë po duan ta shfrytëzojnë situatën e fundit të krijuar në vend pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale.
“Në skenën politike janë disa infantilë politikë që duan ta shfrytëzojnë këtë situatë për të ardhur në pushtet. Brigadat e kuqe të Vetëvendosjes po fërkojnë duart se erdhi momenti i tyre me “Errli Dita””.
“Duhet ta presin një moment tjetër për të ardhur në pushtet”.
“Atë që ka thënë këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi për UCK—në e ka thënë se Ivica Daciq që është djali i Sllobodan Millosheviqit në politikë”.