×
  • Lajme
  • Lajme

    Zaev-Hoti: Autostrada Shkup-Bllacë e gatshme për dy vjet

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, Zoran Zaev dhe Avdullah Hoti, kanë vlerësuar raportet e deritanishme mes dy shteteve në të gjitha fushat, përfshirë edhe angazhimin e tyre në përballje me pandeminë e koronavirusit.

    Pas takimit në Shkup, kryeministrat Zaev dhe Hoti janë përqendruar në veçanti në projektet infrastrukturore, rritjen e bashkëpunimit tregtar si dhe përgatitjen për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive për konkretizimin e më shumë marrëveshjeve dypalëshe.

    Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se Maqedonia e Veriut synon që shumë shpejt të nisë punët për ndërtimin e autostradës Shkup- Bllacë në drejtim të Kosovës.

    “Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë besojmë se do të rrisë më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve. Kjo rrugë, aq sa është e rëndësishme për Kosovën, aq është e rëndësishme për Maqedoninë (e Veriut). Dy kilometrat e parë veçse duhet të nisin të ndërtohen. Nëse gjithçka shkon mirë, besoj se në tremujorin e parë të vitit të ri, do të nisin punimet dhe brenda dy vjetësh të përfundojnë të gjitha punimet”, ka deklaruar Zaev, duke theksuar se Kosova mbetet një nga partneret më të rëndësishme tregtare për Maqedoninë e Veriut, që përkundër pandemisë, ka arritur në 170 milionë euro.

    Kryeministri maqedonas Zaev tha gjithashtu se i ka bërë ftesë Kosovës që t’i bashkëngjitet iniciativës rajonale të “Mini-shengenit” ballkanik dhe se kjo çështje do të jetë një nga pikat e takimit me presidentin e Serbisë, Alekdandar Vuçiq dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    Zaev ka përshëndetur edhe marrëveshjes e arritur më 4 shtator në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Prishtina do të ndjekë përvojat e Maqedonisë së Veriut në realizimin e reformave në ekonomik, por edhe në arritjen e marrëveshjeve me shtetet fqinje, që garantojnë paqe dhe stabilitet në rajon.

    Hoti tha se Kosova shpreson që Prishtina të lidhet me gazin natyror përmes territorit të Maqedonisë së Veriut, por tha se shpreson që të dyja vendet do të krijojnë një pikë të përbashkët kufitare.

    “Kishim bashkëpunim të ngushtë për përballjen me pandeminë. Ne gjithçka po bëjnë që të përcjellim të gjitha rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare për përballjen me koronavirusin. Të gjitha masat që merren kanë të bëjnë me parandalimin e virusit dhe jo të lëvizjes së qytetarëve”, tha Hoti.

    Kryeministri i Kosovës u përgjigj edhe për atë nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli po e pengojnë punën e Gjykatës Speciale në Hagë.

    “Besoj se Kosova ka dhënë gjithmonë, ka treguar vendosmëri për të respektuar vendimet e organeve të drejtësisë. Gjithmonë duhet të nisemi nga parimi se secili që mund të përfshihet në këto procese është i pafajshëm derisa të mos ketë një vendim përfundimtar nga gjykata. Në këtë gjykatë, dhe në cilado procese tjera, nuk gjykohet lufta e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Duhet të vlejë dhe të respektohet plotësisht parimi i prezumimit të pafajësisë derisa nuk ka një vendim përfundimtar”, theksoi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

    Kryeministrat e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut gjatë ditës do të nënshkruajnë edhe një memorandum të bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G me nënsekretarit amerikan të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit, për të dytin vit me radhë kanë organizuar Konferencën...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka paralajmëruar se dhe kryeqyteti, së shpejti do ta ketë shtatorën e heroit të Kombit...
    Lajme26 Prill 2024
    Inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në Mitrovicë me inicialet Q.M., ka dalë të premten para gjykatësit në Gjykatën Themelore në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi Zeqiri. Në...
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë Kryeministri Albin Kurti...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Qeveria Kurti, gjatë këtij mandati i kanë bërë ‘pikë e...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku  tha se subjekti politik ku ajo bën pjesë në thelb nuk vë vija të kuqe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.