Tuneri Zacoe është një tjetër në serinë që ofron paketa për të modifikuar modelet e BMW, në këtë rast sedanin M3 dhe M4 kupe.
Me pak fjalë, Zacoe ka siguruar një spoiler të ndryshëm përpara për M3 dhe M4, një grup parvazësh me fibër karboni, një difuzor të rafinuar të pasëm, si dhe një spoiler të fiksuar në bagazhin.
Gjithashtu, rrotat e reja do të jenë në dispozicion të klientëve, ndërsa nuk përmendet përforcimi i mundshëm i motorit.
Modelet e fabrikës M3 dhe M4 fuqizohen nga një motor 3.0-litërsh dy-turbo me gjashtë cilindra me 353 kW / 480 kuaj fuqi dhe 550 Nm, ose 375 kW / 510 kuaj fuqi dhe 650 Nm në versionin Competition./FrontOnline/