×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: VV e ka obligim të ketë një partner, gjasat janë që Haradinaj të bëhet president

    FrontOnline
    24 Janar 2021

    Analistët kanë komentuar për zgjedhjen e presidentit në emisionin  “Debat Plus” të  RTV Dukagjinit.

    Visar Ymeri ka thënë se sipas përqindjes të sondazheve atëherë gjasat janë që Haradinaj ka shansa më të mëdha për t’u bërë president.

    “Realisht nëse përkthehen përqindjet e sondazheve atëherë shihet qartë se Haradinaj do ta ketë shansin më të madh për tu bërë president sepse në këto matematika Vetëvendosje e ka për obligim të marrë një partner, e nëse jo atëherë s’mund ta zgjedhë presidentin. Shihet një relaksim publik ndërmjet AAK dhe VV dhe në ketë drejtim mendoj se gjasat janë që Haradinaj të bëhet president. AAK e ka bërë këtë qellim elektoral, që ta bëjnë kryetarin e tyre president. Vota e AAK që mund të ketë 10 deputetëatëherë mund të arrijë ta bëjë Haradinajn president”, potencoi Ymeri.

    Visar Ymeri në “Debat Plus” ka thënë se gjasat janë që VV të ketë rreth 45 deputete, pastaj AAK rreth 10.

    “Kur te analizojmë konstalacionin e forcave në legjislaturën e ardhshme. Gjasat janë që VV të ketë rreth 45 deputete, pastaj AAK rreth 10. Një prej situatave mund të jetë që të bëjë koalicion me AAK dhe listën serbe dhe pakicat. Por, mendoj se është, pse është e mundshme numerikisht kostoja politike për VV do të ishte e madhe”, tha ai.

    Ai thotë se në këtë diskutim për dialogun kemi pasur një dialog ndërmjet kryeministrit dhe presidentit diametralisht të kundërta.

    “ Kjo e ka nxit njërën anë e ka ndalë dialogun dhe ka nxit konflikt te brendshëm. Ne dialog duhet të ketë unifikim. Me kombinim Kurti e Haradinaj kanë pajtueshmëri se si do te duhej të udhëheqin me dialogun, e gjithashtu edhe për asociacionin. Edhe për tempon e dialogut. Kjo mundet me qenë edhe e mirë për Kosovën, po do të ishte e dëmshme që dialogu te zvarritej pafundësisht”.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë javën e ardhshme. Për të hënën, mban mot i vranët...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar lidhur me diskutimet e ashpra që u zhvilluan ditëve të fundit rreth Doracakut të Ministrisë...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një qytetar nga Podujeva i ka gjetur sot një shumë të parave, që me siguri se i kanë humbur dikujt dhe ato...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot në 30 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, i ka vizituar në Hagë Hashim...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjatë pasdites, Ana dhe Anisa janë përplasur me fjalë. Teksa Ana e pyeste se a ka diçka Anisa personale me të, ajo...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 nëntor nuk shfaqi asnjë...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundër Ukrainës, janë mbledhur në Berlin të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa bujqësore “Krusha” thotë se pavarësisht rolit të rëndësishëm në eksport, nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë. Pas lajmit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.