Visar Ymeri e ka parë të dyshimtë arrestimin e nënkryetarit të LDK-së Haki Rugova, e pastaj shkarkimin e drejtorit të Policisë së Kosovës Reshat Qelaj, raporton Front Online.
Ai tha se nëse një parti e ka fuqinë që ta arrestoj dikë, atëherë është PDK-ja.
“Ne e dimë atë që e kemi dëgjuar në një pjesë të bisedave telefonike shihet se LDK e ka përdoru pushtetin e vet për të caktuar njerëzit e vet në sektorin e ligjit. Tani nëse një parti e ka fuqin që ta arrestoj dikë, është PDK-ja. Deri vonë për ish-drejtorin e policisë është folur se është i afërt me PDK-në”, tha ai në Debat Plus./Front Online/