Ish-bashkëpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, Visar Ymeri ka deklaruar për Front Online se presidentja Vjosa Osmani ka qenë bashkudhëtare e Kurtit në rrënimin e raporteve me aleatët por Osmani tani dëshiron të distancohet.
“Presidentja ka qenë bashkudhëtare dhe mbështetëse e Kurtit në këto momente kritike të rrënimit të raporteve dhe sjelljes së Kosovës në këtë pikë të ulët të prestigjit ndërkombëtar, dhe tash i duhet ta bëjë distancimin shpejtë dhe shumë zëshëm me shpresë se do ta ruaj sado pak figurën e vet”, theksoi Ymeri për Front Online.
Visar Ymeri: Vjosës i duhet distancim i shpejtë dhe i zëshëm nga Albini