×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri për VV-në: Nuk po japin shenja se kanë ndërmend me respektu asnjë një procedurë demokratike

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Analisti Visar Ymeri ka komentuar mundësinë e formimit të një qeverie të re, duke thënë se partitë që kanë qenë në opozitë mund të krijojnë një koalicion të mundshëm për dy arsye kryesore.

    Sipas Ymerit, ato kanë një pajtueshmëri më të madhe sa i përket pikave programore, veçanërisht përsa i përket dialogut me Serbinë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

    “Unë e shoh një qeveri të partive që kanë qenë ne opozitë të mundshme për dy arsye. Sepse unë mendoj se ato kanë një pajtueshmëri më të madhe, sa i përket pikave programore, dialogun, marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka thënë Ymeri në ‘Debat Plus’

    Ai ka theksuar gjithashtu se, kur një koalicion është i përbërë nga parti me madhësi pak a shumë të ngjashme, mundësia për të vazhduar në pushtet është më e madhe.

    “Gjëja e tjetër që është e rëndësishme në këtë drejtim është që, kur i ki koalicionin e përberë me parti me madhësi pak a shumë të ngjashme, mundësia për të vazhduar ato është më e madhe. Sepse përballen me një rrezik të madh nëse bie qeveria. Rreziku kish me qenë opozita e VV-së, e cila mundet me pas momente të volitshme të shkuarjes në zgjedhje”, ka shtuar Ymeri.

    Krahas kësaj, sipas Ymerit, sjelljet e deritanishme të LVV-së dhe të tjerëve po japin shenja se nuk kanë ndërmend të respektojnë një procedurë demokratike të nevojshme për formimin e qeverisë së re, në rast se nuk e formojnë ata.

    “Sjelljet e deritashme të LVV dhe Albin Kurtit, po ma shumë të tjerët. Po japin shenja se nuk e kanë ndërmend me respektu një procedurë demokratike. E cila duhet të respektohet plotësisht. A bëhet Qeveria nga VV-ja, LDK-ja apo PDK-ja, a bëhet Ramush Haradinaj kryeministër, ajo varet prej votave të deputetëve. Tek e fundit nuk është në dorën tonë. Një gjë që duhet të insistojmë, proceduar institucionale janë këto dhe ato përfillni, pavarësisht a të konvenojnë ose jo. e dyta  është LVV-ja duhet ta kuptoj se kjo sjellje e saj politike po ia shkakton këto probleme. Në situate normale dhe formale, partia që kish dal me 48 deputetë prej zgjedhjeve nuk ish refuzu nga askush…”, ka shtuar Ymeri.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture. Policia...
    Lajme31 Maj 2025
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me 35 organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës...
    Lajme31 Maj 2025
    14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.